E diela do të nisë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por situata atmosferike pritet të ndryshojë pas mesditës, kur vranësirat do të shtohen dhe do të bëhen mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen të nisin fillimisht përgjatë vijës bregdetare, për t’u shtrirë gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, në zonat veriore, veriperëndimore, perëndimore dhe jugperëndimore, reshjet do të kenë intensitet deri mesatar. Herë pas here priten edhe shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe reshje të rrëmbyeshme për periudha të shkurtra kohore.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa herë pas here mund të arrijë deri në 15 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore.
Në dete, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2-4 ballë.


