Ushtria izraelite eliminon komandantin e lartë të Hamasit, vritet udhëheqësi i brigadës në Rafah

15 Nëntor 2026 | 08:15

Ushtria izraelite njoftoi se kreu një sulm ajror ndaj komandantit të lartë të krahut ushtarak të Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa burime nga Hamasi konfirmuan se Samir Abu Yunis, komandant i brigadës Rafah, u vra në sulm.

Siç raportohet nga Reuters, duke cituar burime nga Hamasi, Abu Younis ishte komandanti i Brigadës Rafah në krahun e armatosur të asaj organizate palestineze.
Punonjësit mjekësorë deklaruan se Abu Yunis u vra, ndërsa disa persona u plagosën në një sulm ajror që goditi një rrugë në zonën Al Mawasi, në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës .

Armëpushimi i arritur në tetor 2025 ndaloi operacionet e mëdha luftarake, por nuk çoi në një ndërprerje të plotë të sulmeve izraelite ose në çarmatimin e Hamasit , sipas agjencisë.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, të paktën 1,600 palestinezë kanë vdekur që kur armëpushimi hyri në fuqi, ndërsa pesë ushtarë izraelitë kanë vdekur në të njëjtën periudhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarez (VIDEO)

Pamjet filmike dhe fotografitë nga hetimet e autoriteteve hungareze zbulojnë mënyrën se si miliona euro në para të gatshme ishin fshehur në vende të ndryshme,...
22:30 | 14/11/2026

“Britania dhe Franca të heqin mbrojtjen bërthamore për aleatët evropianë”, zbardhen kushtet e Moskës për përfundimin e luftës në Ukrainë

Rusia kërkon ndryshime të thella në arkitekturën e sigurisë evropiane si kusht për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën. Sipas një dokumenti të negociatorëve...
19:32 | 14/11/2026

Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut: Nuk duhet të kemi frikë nga ngritja e Kinës, por të zgjerojmë bashkëpunimin

Koreja e Jugut nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e Kinës dhe as të nënvlerësojë aftësitë e saj, tha të shtunën Ministri i Jashtëm...
14:45 | 14/11/2026