Francë, sulmi kibernetik ndaj Maileva-s prek të dhënat e mbi 22 milionë personave

Një sulm kibernetik ndaj Maileva-s, platformë franceze në pronësi të grupit La Poste, ka prekur mbi 22 milionë persona. Ngjarja ndodhi në shtator, ndërsa mediat franceze raportuan të shtunën se ishin vjedhur të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve.

Në një komunikatë zyrtare, grupi bëri të ditur se janë ekspozuar të dhëna kontakti, përfshirë emrat, mbiemrat dhe adresat postare të kompanive kliente të Maileva-s. Sipas mediave franceze, kompania ka njoftuar Komisionin Kombëtar për Informatikën dhe Liritë Civile (CNIL) dhe ka depozituar një kallëzim penal. La Poste njoftoi se ka nisur një hetim gjyqësor, duke e përshkruar ngjarjen si një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë së të dhënave në Francë.

Të lidhura

None found

Maileva merret me digjitalizimin e proceseve dokumentare dhe dërgimin e korrespondencës për profesionistë, ndërmarrje të vogla e të mesme dhe kompani të mëdha në Francë. Përmes saj dërgohen fletëpagesa, letra rekomande, fatura dhe njoftime për mbledhjet e përgjithshme të aksionarëve. Platforma ka mbi 70 milionë përdorues dhe gjatë vitit 2024 dërgoi 180 milionë dokumente.

Grupi postar francez është goditur edhe më parë nga një sulm kibernetik. Në vitin 2025, pak ditë përpara Krishtlindjeve, hakerë pro-rusë morën përgjegjësinë për një sulm që pengoi gjurmimin e pakove dhe vështirësoi ndjeshëm funksionimin e shërbimeve postare franceze në një nga periudhat më të ngarkuara të vitit.


Shtuar më 15.11.2026 09:01

grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişgrandpaşhabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobet