Ushtrim i madh në Kampin Vrella, KFOR-i njofton për lëvizje të automjeteve ushtarake - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtrim i madh në Kampin Vrella, KFOR-i njofton për lëvizje të automjeteve ushtarake

    Insajderi
    15 November 2026 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin ushtarak “Golden Sabre” në Kampin Vrella gjatë ditëve në vijim, në kuadër të aktiviteteve të saj të rregullta trajnuese.

    Në këtë ushtrim do të marrin pjesë edhe Policia e Kosovës, EULEX-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në rolet e tyre përkatëse të sigurisë.

    KFOR-i ka njoftuar se gjatë zhvillimit të ushtrimit, banorët e zonës mund të vërejnë prani të shtuar të personelit ushtarak dhe automjeteve.

    Sipas komunikatës, qëllimi i ushtrimit është forcimi i koordinimit, bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse, si dhe avancimi i aftësisë së tyre për të vepruar së bashku në mënyrë efektive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark