Bota

Miami, përplasje mes dy avionëve në pistën e aeroportit/Dy të plagosur!

Një përplasje mes dy avionëve u regjistrua dje në mbrëmje në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Miamit, në Florida. Kjo  vetëm një ditë pas pezullimit të fluturimeve në mbarë Shtetet e Bashkuara e që zgjati më shumë se katër orë dhe shkaktoi kaos të gjerë në udhëtime, përfshirë mijëra anulime dhe vonesa.

Sipas CNN-it që iu referua drejtorit të Komunikimit të aeroportit, Greg Chin, dy persona mbetën të lënduar nga përplasja. Incidenti ndodhi rreth orës 21:15 me atë lokale.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se maja e krahut të një avioni Boeing 737 të Copa Airlines goditi pjesën e përparme (hundën) të një Boeing-u 767 të kompanisë UPS, ndërsa po lëviznin në pistë.

FAA që po heton përplasjen, bëri të ditur se kontrollorët e trafikut ajror kishin udhëzuar ekuipazhin e UPS-it, t’i hapte rrugën avionit të Copa Airlines-it.

UPS deklaroi se po bashkëpunon me autoritetet për të përcaktuar se çfarë ndodhi. Edhe Copa Airlines njoftoi se do të kontribuojë në hetim.