Pas katër ditësh kërkimesh, është gjetur 31-vjeçari M. O., zhdukja e të cilit ishte raportuar më 11 nëntor në Policinë e Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë, 31-vjeçari ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor dhe nuk ishte kthyer më.


Ai është gjetur më 15 nëntor, rreth orës 01:30, në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa më pas është kthyer në shtëpi.

Lidhur me rastin janë njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po merren me trajtimin e tij. /Telegrafi/