Politikë
U shkarkua si kreu i PS në Tiranë, Veliaj nga burgu: Rruga ka sfidat e veta, mos u dorëzo!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të dhënë një mesazh për maratonën që po zhvillohet në kryeqytet.
Mesazhi kryesor që Veliaj ka vendosur të përcjellë është; Mos u dorëzo!
“Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta. Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh, por vullneti të kujton pse u nise. Mos u dorëzo, beso te forca jote dhe vazhdo përpara!”, shkruan Erion Veliaj në postimin në rrjetet sociale.
Ky është reagimi i parë i Erion Veliajt një ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste, ku ai u shkarkuar nga posti i kryetarit të PS për Tiranën.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




