Më 17 nëntor shpallet vendimi për Hashim Thaçin dhe të bashkëakuzuarit në Hagë
Më 17 nëntor, në orën 10:00, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkëakuzuarve të tjerë në çështjen penale për administrimin e drejtësisë.
Në këtë proces gjyqësor, përveç Thaçit, të pandehur janë edhe ish-kreu i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Sipas aktakuzës së konfirmuar më 29 nëntor 2024, pesë të akuzuarit përballen me pretendime për vepra penale që lidhen me përpjekje për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte.
Prokuroria pretendon se, gjatë periudhës 12 prill – 2 nëntor 2023, Thaçi u kishte përcjellë të bashkëakuzuarve informacione konfidenciale mbi dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, si dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e tyre. Sipas organit të akuzës, ai kishte bashkërenduar gjithashtu tri grupe të veçanta me synimin për të ndikuar në procesin e dëshmive.
Në këtë çështje, ndaj Thaçit janë ngritur tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, katër për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj gjykatës.
Ndërsa Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu përballen me nga dy akuza secili, kurse Hajredin Kuçi akuzohet për dy vepra penale të mosbindjes ndaj gjykatës.
Në përfundim të procesit, Prokuroria ka kërkuar dënimin e Hashim Thaçit me gjashtë vite burgim, duke kërkuar gjithashtu që periudha e kaluar në paraburgim të mos zbritet nga dënimi i mundshëm.
Më 16 shtator të këtij viti, Thaçi u dënua me 25 vite burgim në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Vendimi i 17 nëntorit pritet të përcaktojë përgjegjësinë penale të Thaçit dhe katër të bashkëakuzuarve në çështjen që lidhet me administrimin e drejtësisë.
Katër vjet nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në veri të Kosovës
Radoiçiç është larguar drejt Rusisë?
Statusi i vendit kandidat për Kosovën, Koopman: Ende s’jemi në atë pikë, Ligji për Specialen, i padobishëm
- 10:59 ADN-ja e Hitlerit: Çfarë ka zbuluar shkenca
- 10:31 Protesta e së shtunës në Tiranë, arrestohen 3 persona dhe procedohen 18 të tjerë, 44 gjoba nga policia
- 10:27 SHBA-të planifikojnë të tërheqin rreth 5,000 ushtarë nga Evropa, kryesisht nga Gjermania
- 10:19 “Macron, do të biesh ashtu siç ranë rojet e tua”, 200 mijë njerëz marshuan rrugëve të Francës
- 10:08 Sfida e kreut në Ligën e Kombeve, Shqipëria përballet sot me Bjellorusinë
- 09:58 Lëvizte i armatosur me pushkë dhe 140 fishekë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë