Ishte parashikuar që Kenan Yildiz do të kthehej në fushat e lojës në dhjetor, mbetej për t’u kuptuar data e saktë. Por tani sipas të përditshmes italiane ‘La Stampa’ nuk është më e sigurt se futbollisti do të jetë në dispozicion të skuadrës në mesin e dhjetorit.

U parashikua që kjo të ndodhte në 14 dhjetor në ndeshjen me Monzan, por kjo duket një hipotezë tepër optimiste, po ashtu edhe për raundin pasardhës, përpara Krishtlindjes, në ndeshjen shumë delikate me Romën. Ndoshta nuk është ende gati, ose sipas logjikës, mundet që klubi ta ruajë për turin e forcës së fillimit të vitit kur brenda  1 jave Juventus do të ketë ndeshjet me Bolognan, Torinon dhe Interin. Ateherë do të jetë më e qartë se cila do të jetë e ardhmja sezonale e bardhezinjve, por aktualisht është e qartë se ka një Juventus me Yildiz e një tjetër pa të. 

Juventus pa Yildiz është një skuadër 11 pikë larg kreut dhe 8 pikë nga vendet e zonës Champions. Gjatë kësaj pauze Spalletti do të mund të rikuperojë Conceiçao dhe Nico Gonzales, gjë që do ta lejojë të eksperimentojë deri në momentin kur më në fund të vendosë skuadrën e tij rreth fantazistit turk. Për momentin ai është i detyruar të shfrytëzohë krahët dhe të përmirësojë bashkëjetesën në fushë mes Woltemade dhe Kolo Muani. Zona e avancuar e mesfushës ka qenë pika e dobët që nga fillimi i sezonit dhe rikthimi i Nico Gonzales që ishte përshtatur në atë rol deri në momentin e dëmtimit, do të mund të jetë vetëm një zgjidhje e përkohshme deri në kthimin e Yildiz.

Top Channel