Një 31-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët në Ferizaj, është gjetur në Prishtinë pas katër ditësh kërkimi. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer në shtëpi.
Sipas njoftimit të Policisë, zhdukja e M. O. ishte raportuar më 11 nëntor në stacionin policor në Ferizaj, pasi familjarët kishin bërë të ditur se ai ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë dhe nuk ishte kthyer.
Pas kërkimeve, personi është gjetur më 15 nëntor, rreth orës 01:30, në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se për rastin janë informuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë atë.