Mbrëmja e së shtunës ishte një natë lavdie për Rasmus Hojlund. Sulmuesi i Napolit ishte protagonisti kryesor në fitoren e Danimarkës ndaj Portugalisë me rezultatin 4-1 teksa shënoi një dygolësh, ndërkohë që iu anulua edhe një tjetër.

Në mbrëmjen që iu dedikua homazhit të tifozëve portugezë për Cristiano Ronaldon, Hojlund imitoi festimin e golit të yllit luzitan përballë 25 mijë personave të pranishëm në Estadio Municipal të Bragës.

Një festim, imazhin e të cilit e postoi edhe në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram të shoqëruar me frazën: ‘Mendoj se i vetmi caption i përshtatshëm këtu është siuuuuu’-shkruante Hojlund duke iu referuar britmës ikonike të Cristiano Ronaldos.

Top Channel