Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Elisa, as e para dhe as e fundit, historia e përjashtimeve në PS nuk nis sot

    Egli Tako drejt rikthimit në Big Brother VIP, këtë herë në një rol të ri

    Goditje për Kombëtaren para sfidës me Bjellorusinë, ylli kuqezi mbetet jashtë listës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Elisa, as e para dhe as e fundit, historia e përjashtimeve në PS nuk nis sot
    Lajmet e fundit

    Elisa, as e para dhe as e fundit, historia e përjashtimeve në PS nuk nis sot

    November 15, 2026

    Largimi i Elisa Spiropalit nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste nuk është as rasti i parë dhe as një precedent i panjohur. Përtej zhurmës së krijuar rreth vendimit më të fundit të Asamblesë Socialiste, historia e PS-së tregon se përjashtimet, shkarkimet dhe largimet si pasojë e vendimmarrjes politike kanë qenë pjesë e zhvillimeve të brendshme në këtë parti.

    Rasti më i bujshëm ka qenë ai i përjashtimit të ish-kryetarit të partisë, Fatos Nano, në vitin 2007, pas votimit të gjashtë deputetëve socialistë pro kandidaturës së Bamir Topit për President të Republikës.

    Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë, Edi Rama këmbënguli duke iu referuar këtij rasti si shembullit më të rëndësishëm të vendimeve të marra nga partia në funksion të ruajtjes së normave dhe disiplinës së brendshme.

    Edhe asokohe, vendimi u mor në mbledhjen e Asamblesë Socialiste, ku në fjalimin e tij, Rama do të deklaronte: “Si socialist s’do të kisha dashur kurrë të shihja ish-kryetarin e partisë sime të rrihte gjoksin si regjisori i shfaqjes së turpshme të shitjes së 6 mandateve të popullit opozitar, për të shpëtuar Sali Berishën nga ballafaqimi me votën e shqiptarëve. Përfitoj nga rasti që të komunikoj për projektin politik të Partisë Socialiste, pjesë e të cilit zoti Nano nuk është më”.

    Gjashtë deputetët që ishin pjesë e zgjedhjes së Bamir Topit si President, në kundërshtim me vendimin politik të PS-së, përkatësisht Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta, u përjashtuan nga Grupi Parlamentar.

    Në dhjetor 2011, Kastriot Islami u përjashtua nga Grupi Parlamentar pas mosrespektimit të një vendimi politik. Ishte periudha e përplasjeve me Lëvizjen për Mendim Ndryshe, ku bënin pjesë Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Marko Bello.

    Në vitin 2015, Tom Doshi u përjashtua nga Grupi Parlamentar pas përplasjeve publike me drejtimin socialist.

    Viti 2016 solli largimin e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, të cilët themeluan partinë LIBRA. Blushi kishte deklaruar se ishte përjashtuar nga drejtimi i PS-së në Elbasan.

    Po atë vit, Koço Kokëdhima u shkarkua nga funksionet drejtuese dhe u largua nga Asambleja Kombëtare e PS-së.

    Në vitin 2018, Gjetan Gjetani u përjashtua nga Grupi Parlamentar socialist pas kritikave publike ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit.

    Në vitin 2021, Dritan Leli u përball me përjashtimin nga PS-ja pas përplasjeve politike me drejtimin e saj.

    Tani radha i ka ardhur Elisa Spiropalit, pas sulmeve të vazhdueshme të saj ndaj qeverisë dhe linjës politike të mazhorancës.

    Historia e PS-së nuk fillon me Elisa Spiropalin dhe as vendimet politike të Edi Ramës nuk janë një zhvillim i lindur në nëntor 2026.

    Precedentët janë të shumtë, arsyet kanë qenë të ndryshme dhe jo të gjitha vendimet kanë pasur të njëjtën natyrë. Ato mund të diskutohen dhe të kundërshtohen, por nuk mund të paraqiten si një praktikë e panjohur.

    Edi rama Elisa Spiropali Partia Socialiste politike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Elisa, as e para dhe as e fundit, historia e përjashtimeve në PS nuk nis sot

    November 15, 2026

    Egli Tako drejt rikthimit në Big Brother VIP, këtë herë në një rol të ri

    November 15, 2026

    Goditje për Kombëtaren para sfidës me Bjellorusinë, ylli kuqezi mbetet jashtë listës

    November 15, 2026

    Dyshohet se hoqi kufizimin nga një pronë në Selitë, juristi i Kadastrës përfundon në gjykatë

    November 15, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Yjet paralajmërojnë një të diel plot të papritura: Disa mundësi të papritura janë më pranë se kurrë

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.