SHSKUK njofton se ka suspenduar katër punonjës pas parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    SHSKUK njofton se ka suspenduar katër punonjës pas parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

    Insajderi
    15 November 2026 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Sipas njoftimit të SHSKUK-së, vendimi për suspendimin e katër punonjësve është marrë nga Komisioni Disiplinor i QKUK-së, pas parregullsive të evidentuara.

    “Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), në mbledhjen e tetë, të udhëhequr nga kryesuesi Dr. Faik Shatri, u njoftua për masat e para disiplinore të ndërmarra pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues. Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, njoftoi se Komisioni Disiplinor i QKUK-së ka marrë vendim për suspendimin e katër punonjësve në lidhje me parregullsitë e evidentuara.”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, Bordi Drejtues kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme raportim të rregullt në çdo mbledhje për ecurinë e procedurave disiplinore dhe veprimet e ndërmarra.

    “SHSKUK do të vazhdojë trajtimin e çdo rasti me seriozitet dhe në përputhje me procedurat në fuqi, për të forcuar edhe më tej përgjegjësinë institucionale në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues.”, thuhet tutje në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark