James Blunt rikthehet në krye të klasifikimeve britanike pas 19 vitesh, albumi i ri debuton në vendin e parë
Në një intervistë për Se luan Topi, shkrimtari dhe përkthyesi Primo Shllaku tha se njeh pak shkrimtarë me integritet dhe se komunizmi ishte një kohë e përdhunimit të ndërgjegjes njerëzore.
I pyetur çfarë mendon për videot intime që u publikuan pak kohë më parë, Shllaku tha se janë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga pakënaqësia e publikut ndaj klasës politike shqiptare.
“Populli shqiptar asht ende e uritur seksualisht dhe e vetmja mënyrë për t’ia deviju vëmendjen është për t’i hedh një copë skandali seksual. Kjo teknologji për diversion, për t’ia humb busullën, siç themi ne në Shkodër, bahet në një kohë kur qeveria dhe klasa politike shqiptare po kalon në një krizë të madhe kontestacioni nga ana e publikut. Publiku po thotë ai në burg, ky në burg, s’po mbet kush pa hy në burg. Pjesa e skandaleve të politikanëve është në pikën e vlimit dhe nuk po qetësohet. Atëherë si i bahet me ia hek këtij populli vëmendjen prej patash, tak hidhet një video, dy apo tre dhe krijohet një vëmendje e re”, u shpreh ai.
Top Channel