Hodhën vezë dhe sende të forta drejt automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore, dy të arrestuar në Durrës
Dy persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar penalisht pas një incidenti të ndodhur në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, në fshatin Kameras, në Durrës.
Sipas njoftimit të Policisë, u arrestuan dy shtetas, konkretisht E. L., 28 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, të dyshuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Ndërkohë, nëntë persona të tjerë, tetë banues në Tiranë dhe një në Fier, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Ngjarja është regjistruar më 14 nëntor 2026, rreth orës 10:00, në fshatin Kameras. Sipas policisë, personat e përfshirë kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin në rrugë, ndërsa kanë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve që transportonin personalitete të larta shtetërore.
Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Mjegulla përfshin Juglindjen, vështirësi në qarkullimin rrugor në disa akse nacionale
42 kilometra për 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda, Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve (VIDEO)
- 14:45 Valë protestash në Skoci kundër qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale
- 14:27 Biden: Kam besim të kufizuar te Netanyahu
- 14:19 Flavio Bolsonaro kërkon qëndrim të përhershëm në SHBA
- 14:10 Përplasen dy avionë në aeroportin e Miamit, dy persona të plagosur
- 13:28 Mjegulla përfshin Juglindjen, vështirësi në qarkullimin rrugor në disa akse nacionale
- 13:27 Sa më shumë cigare pini, aq më shumë rriten shanset për demencë