Aktualitet Politikë

Albana Vokshi në Bruksel: Kërkojmë mbështetje për qeveri kujdestare!

Në Bruksel, zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, kërkoi mbështetjen e përfaqësueseve të Partisë Popullore Europiane për krijimin e një qeverie kujdestare në Shqipëri.

Gjatë Kongresit të EPP Women dhe Mbledhjes së Bordit të Përgjithshëm, deputetja demokrate tha se “me Edi Ramën kryeministër, kurrë nuk do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”.

Në Bruksel, Vokshi foli edhe për kërcënime personale në parlamentaret e një viti më parë.

Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2025, ndodhesha përpara një qendre votimi, së bashku me vajzën time dhe Malvinën, e cila është sot këtu me ne. Anëtarë të një grupi kriminal, njerëz të përfshirë në vrasje në Itali, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera, erdhën dhe më kërcënuan: “Nëse nuk largohesh, do të të marrim vajzën”.

Kjo është situata në Shqipëri. Jemi përpjekur ta ngremë zërin e të shpjegojmë se Shqipëria është shndërruar në një narkoshtet.

Narkoshteti i parë dhe i vetmi në Europë. Jemi përpjekur t’ua shpjegojmë këtë edhe kolegëve tanë në PPE. Ata e kuptuan realisht situatën vetëm kur erdhën në Shqipëri për një vizitë studimore, ku mori pjesë edhe Presidentja e Grave të PPE-së, tha Vokshi.

Referuar zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027, deputetja e opozitës u shpreh se nëse nuk do të ketë monitorim e ndërhyrje të arbitrit ndërkombëtar, “sërish do të shndërrohen në farsë”.