E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

18 miliardë lekë për bujqësinë, rriten përfituesit nga skema kombëtare, heqja e taksës së qarkullimit ul kostot e prodhimit

18 mld lekë do të jenë në dispozicion për sektorin e bujqësisë gjatë vitit të ardhshëm. Nga këto, 5.3 mld lekë do të shkojnë si mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët, përmes skemës kombëtare, ku pritet të rritet më tej numri i përfituesve.

“Skema e vitit 2027 do të mbështetet në filozofinë e 2026. Nuk presim të kemi ndryshime të rëndësishme përsa u përket masave që do të aplikohen, përsëri do të mbështetet sipërfaqja e tokës, fermerët e rinj, blegtoria, investimet në ferma. Ajo që ne kërkojmë të bëjmë është të shohim mundësinë për uljen e pragjeve që të rritet numri i fermerëve që përfitojnë nga kjo skemë”, tha Fatmir Guri, zv.ministër i Bujqësisë

Pas debatit që shoqëroi vitin aktual për heqjen e mbështetjes për naftën për fermerët, gjatë 2027 kostot e prodhimit për ta pritet të ulen për shkak të heqjes së taksës së qarkullimit.

“Objektivi themelor i buxhetit është që kostot e prodhimit në bujqësi të ulen. Këtu bën pjesë edhe heqja e taksës së qarkullimit nga nafta që ul koston e prodhimit të naftës në 32 lekë/litër. Mjetet bujqësore nuk paguajnë taksë qarkullimi”, shtoi Guri.

Reklamë

Vitin tjetër do të vijojë edhe skema e rimbursimit me 10% për autofaturat e dorëzuara nga fermerët.

“Ky si instrument do të vijojë edhe për vitin 2027, fondi i tij është dyfishuar nqë 3 mld lekë. Do të thotë se fermerët që kanë autofaturat de tyre mund të dorëzojnë dhe të marrin mbrapsht 10%. Sot ka një disbursim prej 12,5 mln eurosh apo 6 mijë aplikime të paguara”, tha Guri

Pjesa tjetër e parave të dedikuara për bujqësinë do të shkojnë si investime në infrastrukturën ujitëse dhe kulluese, si edhe për të garantuar më shumë siguri ushqimore përmes 7 laboratorëve të rinj rajonalë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.