SpaceX bën historinë, anija kozmike Starship kthehet me sukses në Tokë

SpaceX ka shënuar një sukses historik të shtunën, kur anija kozmike Starship u kthye me sukses në Tokë dhe u kap në ajër nga krahët e mëdhenj mekanikë në bazën Starbase në Boca Chica, Texas. Ky ishte kapja e parë e një Starship-i që kthehet nga hapësira.
Anija, e cila nisi udhëtimin e saj rreth 22 orë më parë, u ul vertikalisht dhe u kap me sukses nga kulla mekanike. Ngjarja shënon një hap të rëndësishëm drejt ripërdorimit të plotë të sistemit Starship, i destinuar për misione drejt Hënës dhe Marsit.
Megjithatë, misioni nuk arriti objektivin e dyfishtë. Pasi në fazën e parë shpërtheu pak pas nisjes së premtes nga Texas dhe mbetjet e tij mbetën në Gjirin e Meksikës.
Sipas SpaceX, suksesi i të shtunës dëshmon aftësinë e plotë për ripërdorim të Starship-it.
Raketa më e madhe dhe më e fuqishme në botë, me lartësi 124 metra, u nis të premten pasdite nga baza e SpaceX pranë kufirit SHBA-Meksikë.
Ajo u nda me sukses nga booster-i, arriti në orbitë dhe lëshoi 26 satelitë të avancuar Starlink.
SpaceX raportoi se të gjitha sistemet e anijes, përfshirë mburojën termike, funksionuan mirë.
Sa i përket booster-it, motorët e tij ndaluan së djeguri shumë herët gjatë kthimit, duke bërë që sistemi i drejtimit të nisë procedurën e shkatërrimit të kontrolluar në det. Shkaku është ende në hetim.
NASA përshëndeti lajmin, duke rikujtuar se financoi me miliarda dollarë Starship-in për të zbarkuar astronautët e programit Artemis në Hënë dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një baze të përhershme hënore.
SpaceX planifikon të fillojë nisjet e Starship-it nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida brenda muajve të ardhshëm.
Kjo do të jetë pika e nisjes për misionet e ardhshme Artemis, ku Starship dhe Blue Moon i Blue Origin do të bashkëpunojnë për zbarkimin e ekuipazheve në sipërfaqen hënore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



