Ky është Jeton Stanovci, i dyshuari si drejtues i grupit të kokainës në operacionin “Heshtja” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është Jeton Stanovci, i dyshuari si drejtues i grupit të kokainës në operacionin “Heshtja”

    Insajderi
    15 November 2026 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jeton Stanovci është njëri nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit të madh antidrogë të koduar “Heshtja”, i zhvilluar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës.

    Stanovci dyshohet se ka pasur rol drejtues në grupin që po hetohet për trafikim dhe shpërndarje të narkotikëve, përkatësisht të kokainës.

    Në këtë aksion policor janë arrestuar gjithsej gjashtë persona, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

    Në mesin e tyre edhe ish-ministri Astrit Haraqija.

    Përveç Haraqisë, në mesin e të arrestuarve janë edhe Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku, Gëzim Feka dhe Baftije Feka.

    Jeton Stanovci ishte i akuzuar per tentim- vrasje.

    Në vitin 2014, Jeton Stanovci ishte akuzuar në Prishtinë për tentim-vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor dhe e dënoi me 3 vjet burgim dhe 1,000 euro gjobë. Rasti lidhej me një incident në rrugën “Vushtrria”, ku ishin shkrepur shtatë plumba dhe një person ishte plagosur në këmbë.

    Detaje nga bastisja

    Gjatë bastisjeve, autoritetet kanë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, rreth 16 mijë euro para të gatshme, si dhe disa automjete luksoze të markave Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan.

    Po ashtu, janë konfiskuar ora luksoze, telefona, pajisje elektronike, një armë zjarri, municion dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për paketimin e narkotikëve.

    Vlera e përgjithshme e pasurisë së sekuestruar raportohet të jetë rreth 301 mijë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark