Arabia Saudite, Katari, Jordania dhe Egjipti kanë dënuar fuqishëm sulmin iranian ndaj Bahreinit, duke shprehur solidaritet me këtë vend pas sulmeve të së dielës.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Bahreinit ka publikuar reagimet e vendeve të rajonit, të cilat kanë shprehur shqetësimin për veprimet e Iranit dhe përshkallëzimin e situatës në Gjirin Persik.
Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite, në një deklaratë të publikuar nga Agjencia Saudite e Shtypit, ka vlerësuar se sulmet iraniane përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve të fqinjësisë së mirë, raporton The Guardian.
Ajo ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve iraniane ndaj vendeve të rajonit, si dhe ndërmarrjen e hapave seriozë për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit.
Edhe Ministria e Jashtme e Katarit ka paralajmëruar se vazhdimi i sulmeve përbën një përshkallëzim të rrezikshëm, i cili mund të vështirësojë përpjekjet për uljen e tensioneve dhe të pengojë nismat politike e diplomatike për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Ndërkaq, edhe Jordania dhe Egjipti kanë dënuar sulmin dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për Bahreinin.