Lionel Skaloni do të vazhdojë si trajner i Argjentinës deri në vitin 2030, siç u konfirmua të enjten nga vetë trajneri dhe Klaudio Tapia, presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit.
“Dua të falënderoj presidentin dhe AFA-në për gjithë përpjekjen. Jam i lumtur. Edhe pse këto nuk janë kohë të lehta për të afërmit e mi, kjo më plotëson. Kjo ishte ajo që të gjithë e donim që në momentin e parë.
Jemi të njëjtë si ditën e parë me të njëjtin entuziazëm dhe dëshirë si gjithmonë, sepse nëse jo, është e pamundur të jemi këtu”, theksoi trajneri. Foli por nuk mund të rrinte pa thënë diçka ai e kishte kapiten, por edhe idhull, Leo Mesin.
“Lotët janë sepse një lojtar i papërsëritshëm po largohet. Pasi e menduam mirë dhe folëm me stafin teknik, vendosëm që gjëja më e mirë është të vazhdojmë. Kemi arritur një marrëveshje shpejt.
Nga tani e tutje, fillon një moment i rëndësishëm në procesin tonë ku do t’u japim një mundësi djemve që kanë shtyrë nga pas. Na duhet durimi i të gjithëve sepse janë djem me potencial të jashtëzakonshëm, por ndoshta ende nuk janë në gjendje të japin atë që na dhanë Mesi, Otamendi, Di Maria, apo të tjerë”, shtoi fituesi i Kupës së Botës në Katar 2022 dhe nënkampioni i vitit 2026.
Më pas ajo që u ka interesuar të gjithëve nuk ka qënë ndeshja miqësore kundër Uruguajit, por fakti se kush do të mbajë fanellën me numrin 10 në Kombëtare. Saloni për atë se kush do të veshë numrin 10 pasi Mesi u largua tha:
“Në këto ndeshje askush nuk do të veshë numrin 10. “Në këtë ndeshje nuk do t’ia japim numrin 10 askujt dhe nuk kemi mendje kujt t’ia japim derisa të jetë e detyrueshme. Nuk është diçka veçanërisht e rëndësishme, por atë ditë vendosim që do të jetë për pjesën tjetër të ciklit lojtari që mund ta mbajë atë”, ka përfunduar në daljen e parë pas nënshkrimit të kontratës, Skaloni.
