Tragjedi në Greqi, burri përplas për vdekje me kamion gruan e tij 50 vjeçe
Një grua rreth 40-vjeçare është gjetur e vdekur brenda saunës së një pishine publike në qytetin e Bolzanos, në Itali.
Trupi i pajetë i saj është zbuluar nga një punonjës i objektit, i cili gjatë kontrollit të zakonshëm të ambienteve ka hapur derën e saunës dhe e ka gjetur gruan të shtrirë në dysheme, në një hapësirë të mbushur me avull. Punonjësi ka njoftuar menjëherë shërbimet emergjente, por pavarësisht përpjekjeve për reanimim nga ekipet mjekësore, gruaja nuk ka arritur të mbijetojë.
Ngjarja ka ndodhur të premten, më 13 nëntor, në pishinën publike “Karl Dibiasi”, në rrugën Trieste të Bolzanos. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe për të sqaruar nëse mund të ketë përgjegjësi në këtë rast.
Sipas informacioneve paraprake, një nga pistat e hetimit është ajo e vdekjes për shkaqe natyrore, por deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht shkaku i vdekjes. Ndërkohë, pishina publike ka vazhduar të funksionojë normalisht.
Top Channel