• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I kërkoj falje Pirros dhe familjes”, flet nga burgu Odhise Dhima: Nuk i dhashë djalit anabolikë

by E B
15/11/2026 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“I kërkoj falje vëllait tim Pirro Dhima dhe familjes sime”. Këto janë fjalët e para të Odhise Dhimës nga paraburgimi, pas arrestimit të tij në Greqi për skandalin e dopingut në peshëngritje. Në një deklaratë për televizionin grek MEGA, 58-vjeçari kërkon ndjesë për pozitën e vështirë në të cilën ka vendosur familjen, por mohon se i ka dhënë qëllimisht substanca anabolike djalit të tij të mitur. Ai jep shpjegime edhe për preparatet e sekuestruara në banesën e tij, duke pretenduar se shumica janë të ligjshme.

“I kërkoj falje vëllait tim Pirro Dhima dhe familjes sime, që i kam vendosur në një pozitë të vështirë për shkak të sjelljes sime të pamenduar. I kërkoj falje të gjithë qytetarëve që e kanë dashur Pirro Dhimën. Kam dy vjet që nuk merrem më me stërvitjen e sportistëve. Ndihem i shkatërruar nga dezinformimi kundër meje, kur arrijnë deri në pikën që të më akuzojnë se i kam dhënë qëllimisht anabolikë djalit tim të mitur. E vërteta, që del nga një vendim gjykate, është se është përdorur një suplement ushqimor i ligjshëm, në paketimin e të cilit nuk përmendej substanca anabolike. Kjo u pranua nga Këshilli i Lartë për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Sportive (ASEAD), i përbërë nga gjyqtarë të rregullt, i cili më atribuoi pakujdesi. Preparatet e gjetura në shtëpinë time janë të ligjshme, përveç disa prej tyre, për të cilat do të provoj se i përdor për arsye mjekësore” ka deklaruar ai
Odhise Dhima, ish-trajner i ekipit kombëtar të peshëngritjes, akuzohet për furnizim, ruajtje dhe trafikim të paligjshëm të substancave anabolike. Sipas hetimeve të autoriteteve greke, ai dyshohet se ka furnizuar sportistë të rinj me substanca të ndaluara, ndërsa mes rasteve që po shqyrtohen është edhe ai i djalit të tij të mitur.

Gjatë kontrolleve në banesën e 58-vjeçarit dhe në ambiente sportive në Atikë, policia sekuestroi 871 njësi preparatesh farmaceutike dhe substancash dopingu. U gjetën gjithashtu kartela sportistësh, shënime të shkruara me dorë dhe 15 mijë euro.
Dhima ka kërkuar kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe pritet të paraqitet para hetuesit të hënën, më 16 nëntor.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I kërkoj falje Pirros dhe familjes”, flet nga burgu Odhise Dhima: Nuk i dhashë djalit anabolikë

“I kërkoj falje Pirros dhe familjes”, flet nga burgu Odhise Dhima: Nuk i dhashë djalit anabolikë

November 15, 2026
Tentativa për sabotim ndaj kompanisë së dronëve, Estonia mbyll kufirin me Rusinë

Tentativa për sabotim ndaj kompanisë së dronëve, Estonia mbyll kufirin me Rusinë

November 15, 2026
ChatGPT futet në politikën britanike, ndihmësi i kryeministrit përdor AI për fjalimin

ChatGPT futet në politikën britanike, ndihmësi i kryeministrit përdor AI për fjalimin

November 15, 2026
Shqipëria kërkon kreun e grupit ndaj Bjellorusisë, Maran zbulon formacionin titullar

Shqipëria kërkon kreun e grupit ndaj Bjellorusisë, Maran zbulon formacionin titullar

November 15, 2026
Informacionet që duhet të dini! 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

Informacionet që duhet të dini! 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

November 15, 2026
Franca pranon se BE-ja është vonuar me Ballkanin Perëndimor: Shtyrjet e mëtejshme rrezikojnë besueshmërinë e integrimit europian

Franca pranon se BE-ja është vonuar me Ballkanin Perëndimor: Shtyrjet e mëtejshme rrezikojnë besueshmërinë e integrimit europian

November 15, 2026
Provokimi i Putinit, ndryshimi i qëndrimit të Trumpit, pse negociatat e Ukrainës kërcënojnë të ardhmen e NATO-s?

Provokimi i Putinit, ndryshimi i qëndrimit të Trumpit, pse negociatat e Ukrainës kërcënojnë të ardhmen e NATO-s?

November 15, 2026
Kush do ta pasojë Olsian Çelën? Gara për kryeprokurorin e ri “ngec” në KLP

Kush do ta pasojë Olsian Çelën? Gara për kryeprokurorin e ri “ngec” në KLP

November 15, 2026
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, partitë politike në Kosovë hartojnë planin e mbështetjes, zbulohet çfarë parashikon strategjia sekrete

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, partitë politike në Kosovë hartojnë planin e mbështetjes, zbulohet çfarë parashikon strategjia sekrete

November 15, 2026
Banda shqiptare terrorizonte bizneset në Athinë, urdhrat jepeshin nga qelitë e burgjeve, si organizoheshin sulmet me molotov dhe granata dore

Banda shqiptare terrorizonte bizneset në Athinë, urdhrat jepeshin nga qelitë e burgjeve, si organizoheshin sulmet me molotov dhe granata dore

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In