Luiza Gega ‘mbretëron’ në Maratonën e Tiranës! Përshkon 42 kilometra dhe rrëmben çmimin prej 5 mijë eurosh

Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur fituese e Maratonës së Tiranës, duke triumfuar në garën kryesore prej 42 kilometrash. Në edicionin e dhjetë të këtij eventi sportiv, ku morën pjesë rreth 5,800 garues, Gega siguroi edhe çmimin e madh prej 5 mijë eurosh.

Luiza Gega ka triumfuar në edicionin e dhjetë të Maratonës së Tiranës, duke u renditur në krye të garës së plotë prej 42 kilometrash. Atletja shqiptare përshkoi distancën maratonike dhe fitoi çmimin prej 5 mijë eurosh, në një aktivitet që këtë të diel mblodhi rreth 5,800 pjesëmarrës.

Maratona nisi në orën 08:00 dhe përveç garës kryesore, këtë vit solli edhe një risi: garën prej 5 kilometrash, e cila synon të përfshijë më shumë qytetarë dhe t’u japë mundësi edhe atyre që nuk janë atletë profesionistë të bëhen pjesë e aktivitetit.

Organizimi i këtij eventi ka kërkuar gjashtë muaj përgatitje, ndërsa në terren janë angazhuar rreth 600 vullnetarë, 800 punonjës policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës.

Rrugët e bllokuara deri në orën 16:00

Për shkak të zhvillimit të maratonës, një pjesë e konsiderueshme e rrugëve të kryeqytetit do të qëndrojnë të bllokuara për qarkullimin e automjeteve deri në orën 16:00

Pa qarkullim do të jetë e gjithë Unaza e Vogël e Tiranës, si dhe bulevardi “Zogu i Parë” dhe Bulevardi i Ri. Kufizimet përfshijnë gjithashtu segmentin nga sheshi “Skënderbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”, Rrugën e Kavajës, Rrugën e Durrësit, “Myslym Shyri”, rrugët e ish-Bllokut dhe kryqëzimet që lidhin bulevardin me Rrugën e Elbasanit.

Ndërkohë, për shkak të itinerarit të garës, edhe disa linja të transportit publik urban do të devijohen gjatë ditës së diel.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri