Tre nga dhjetë prindër e zbukurojnë sërish bredhin pasi fëmijët flenë

Një studim në Britani me 2 mijë prindër tregon se 30 për qind e tyre e rregullojnë sërish bredhin e Vitit të Ri gjatë natës, pasi nuk mbeten të kënaqur me zbukurimin që kanë bërë fëmijët. Ndërkohë, 45 për qind zhvendosin dekorimet e vendosura nga të vegjlit dhe 15 për qind i heqin krejt, sepse nuk përputhen me pamjen që dëshirojnë.

Sipas studimit, 25 për qind e prindërve këmbëngulin që zbukurimet t’i përmbahen një skeme të caktuar ngjyrash, kurse 18 për qind nuk duan fare lametë në bredh, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Të lidhura

None found

Rrjetet sociale ndikojnë gjithashtu te dëshira për një bredh të përsosur: 67 për qind e prindërve thonë se Instagrami dhe platformat e tjera i kanë nxitur ta synojnë një pamje të tillë.

Psikologia klinike Becky Spelman paralajmëron se, kur prindërit ndryshojnë zbukurimet e fëmijëve, këta të fundit mund të mendojnë se përpjekjet e tyre nuk janë mjaftueshëm të mira.

Ajo thekson se fëmijët shprehin imagjinatën dhe kreativitetin përmes zbukurimit të bredhit. Prandaj, prindërit duhet ta vlerësojnë kontributin e tyre, edhe kur rezultati nuk është i përsosur.


Shtuar më 15.11.2026 17:47

grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobet