Bota

Irani godet bazën ajrore amerikanë në Bahrein, autoritetet alarmojnë qytetarët

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi sot se kishte goditur një bazë ushtarake amerikane në Bahrein me dronë në përgjigje të veprimeve “armiqësore” të SHBA-së.

“Sistemi i radarit të mbrojtjes ajrore amerikane në bazën e helikopterëve al-Rifa në Bahrein u shënjestrua me gjashtë dronë që i përkisnin Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare”, thuhet në deklaratën e tyre.

Pak më parë, autoritetet e Bahreinit lëshuan dy paralajmërime në lidhje me kërcënimet e mundshme, për herë të parë që nga shtatori.

Ministria e Brendshme e Bahreinit u bëri thirrje qytetarëve dhe banorëve të qëndrojnë të qetë dhe të lëvizin në vendin më të afërt të sigurt, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth natyrës së kërcënimit.

Sulmi erdhi dy ditë pasi Garda Revolucionare njoftoi se kishte goditur një radar paralajmërues të hershëm të SHBA-së në Bahrein. Ushtria amerikane e mohoi këtë pretendim, duke thënë se kishte kapur dy dronë iranianë që nuk shkaktuan asnjë dëm.

Flota e Pestë e Marinës Amerikane është e bazuar në Bahrein.