“U vesh me të brendshmet më seksi”/ Modelja turpëron Cole Palmer: Më largoi nga hoteli se donte të luante FIFA

Një rrëfim i pazakontë që përfshin yllin e Chelsea-t, Cole Palmer, dhe modelen e njohur Corinna Kopf ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale.
Modelja ka zbuluar një episod që, sipas saj, ka ndodhur gjatë një takimi në një hotel në Londër, ku kishte ftuar futbollistin anglez në dhomën e saj. Por ajo që ndodhi më pas ishte krejtësisht larg pritshmërive të saj.
Kopf ka treguar se ishte përgatitur posaçërisht për atë takim, duke veshur të brendshmet më seksi dhe duke u ulur përballë Palmerit. Megjithatë, futbollisti duket se kishte mendjen diku tjetër: te videoloja FIFA!
Sipas rrëfimit të saj, në momentin që modelja u përpoq të tërhiqte vëmendjen e tij, Palmer i kërkoi të largohej nga fusha e shikimit, pasi po përgatitej të ekzekutonte një goditje nga këndi në lojë.
Por surprizat nuk përfunduan aty. Kopf pretendon se futbollisti vazhdoi të luante për plot katër orë, duke e lënë atë të habitur nga situata.
“Vesha të brendshmet e mia më seksi dhe u ula përballë tij, por gjithçka që më tha ishte: ‘A mund të largohesh pak? Po gjuaj një goditje nga këndi’. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në jetën time”, rrëfeu modelja.




