Edon Zhegrova drejt largimit? Tri klubet e mëdha në garë për yllin e Kosovës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Edon Zhegrova drejt largimit? Tri klubet e mëdha në garë për yllin e Kosovës

    Insajderi
    15 November 2026 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi anësori i Kombëtares së Kosovës po shqyrton mundësinë e një aventure të re për të siguruar më shumë minuta në fushën e lojës.

    Sipas raportimeve, 27-vjeçari nuk është i kënaqur me hapësirën që po merr në Torino dhe një largim i mundshëm do t’i mundësonte atij të rikthehej në një rol më të rëndësishëm, ndërsa Juventusi do të përfitonte financiarisht për të investuar në përforcime të tjera.

    Zhegrova iu bashkua Juventusit në shtator të vitit 2025, kur u transferua nga Lille për një shumë që raportohet të ketë qenë 15.5 milionë euro.

    Kontrata e tij me gjigantin italian është e vlefshme deri në vitin 2030, ndërsa vlera e tij aktuale në treg, sipas Transfermarkt, vlerësohet në 10 milionë euro.

    Megjithatë, në shtator të vitit 2026 ishte raportuar se Juventusi kërkonte të paktën 15 milionë euro për ta lejuar largimin e tij.

    Zhegrova ka zhvilluar 51 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, duke realizuar gjashtë gola, ndërsa janari mund të sjellë një kapitull të ri në karrierën e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark