Alarm në Gjirin Persik/ Irani sulmon sërish Bahreinin me dronë! Rritet rreziku i përshkallëzimit me SHBA-në

Alarm në Gjirin Persik/ Irani sulmon sërish Bahreinin me dronë! Rritet rreziku i përshkallëzimit me SHBA-në

18:10, 15/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara rikthehen në qendër të vëmendjes, pasi Garda Revolucionare iraniane pretendon se ka lëshuar gjashtë dronë drejt një baze ushtarake në Bahrein, duke synuar një sistem amerikan radarësh në bazën Al-Riffa. Sipas Reuters, sulmi vjen si kundërpërgjigje ndaj asaj që Teherani e cilëson si veprime armiqësore të Uashingtonit.

Në Bahrein janë dëgjuar sirena alarmi dhe shpërthime, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe banorëve të qëndrojnë të qetë dhe të shkojnë në vendet e sigurta. Ushtria bahrejnase deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë interceptuar disa sulme iraniane. Ky është incidenti i dytë i këtij lloji brenda pak ditësh, pas zhvillimeve të 13 nëntorit.

Zhvillimet shtojnë shqetësimet për një përshkallëzim të ri në Gjirin Persik, në një kohë kur përpjekjet diplomatike mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të bllokuara. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar për reagime ndaj provokimeve të reja, ndërsa prania ushtarake amerikane në Bahrein dhe rëndësia strategjike e Ngushticës së Hormuzit e bëjnë situatën veçanërisht delikate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco