Qytetarë dhe studentë janë rikthyer këtë të diel në protestë përpara godinës së Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 169-të të tubimeve kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Protesta e sotme zhvillohet pas tubimit kombëtar të së shtunës, i cili nisi para Ministrisë së Arsimit dhe vijoi me marshimin e protestuesve në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.
Pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke këmbëngulur se largimi i tij nga drejtimi i qeverisë është një kërkesë e panegociueshme.













