Shqipëria vijon të dominojë përballë Bjellorusisë, duke dyfishuar avantazhin në 2-0 falë një goli të Elseid Hysajt.
Në minutën e 57-të, mbrojtësi kuqezi provon me një goditje të fuqishme me të majtën, ndërsa topi devijohet nga një lojtar kundërshtar dhe përfundon në rrjetë, duke vulosur golin e dytë të Shqipërisë.
Një moment i veçantë për Hysajn, i cili realizon kështu golin e tij të tretë me fanellën e Kombëtares shqiptare.