Hysaj dyfishon avantazhin, Shqipëria shkon në 2-0 ndaj Bjellorusisë

15 Nëntor 2026 | 19:30

Shqipëria ka dyfishuar epërsinë ndaj Bjellorusisë, duke kaluar në avantazh 2-0 në minutën e 57-të të ndeshjes vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve.

Ishte mbrojtësi Elseid Hysaj ai që realizoi golin e dytë për kuqezinjtë, duke afruar edhe më shumë skuadrën shqiptare me objektivin e promovimit direkt në Ligën B.

Shqipërisë i mjaftonte edhe një barazim për të siguruar vendin e parë në grup, ndërsa Bjellorusia kishte vetëm një alternativë për të arritur objektivin e saj: fitoren.

Me avantazhin prej dy golash, kuqezinjtë janë shumë pranë rikthimit në nivelin e dytë të Ligës së Kombeve, pas rënies në Ligën C.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëri–Bjellorusi, kuqezinjtë kalojnë në avantazh 1-0 me golin e Rey Manajt

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Bjellorusisë, në përballjen vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Golin...
18:58 | 15/11/2026

Loris Qose fiton medaljen e 12-të, këtë herë të artë në ASEF 2026

Një tjetër sukses ndërkombëtar për nxënësin Loris Qose nga Cërriku. Ai ka fituar medaljen e 12-të në karrierën e tij, këtë herë të artë, në...
16:02 | 15/11/2026

Gjendet i pajetë brenda makinës një 39-vjeçar në Tiranë, policia nis hetimet

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake viktima, banues në Paskuqan, nuk ka pasur...
15:10 | 15/11/2026