E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

Shqipëria e mbylli me sukses aventurën në grupin C1 të Ligës së Kombeve, duke mposhtur 2-0 Bjellorusinë dhe duke siguruar vendin e parë, që i garanton ngjitjen në Ligën B.

Pas përfundimit të takimit, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, vlerësoi paraqitjen e futbollistëve dhe progresin e bërë gjatë këtij cikli.

Tekniku italian theksoi se skuadra ka përmirësuar ndjeshëm treguesit statistikorë, ka regjistruar një rekord të ri pikësh për Shqipërinë dhe ka arritur të shënojë më shumë, duke pësuar pak gola. Ai vuri në dukje gjithashtu debutimin e tre futbollistëve të rinj.

Maran u shpreh se me kalimin e ndeshjeve ka kuptuar se Kombëtarja po rritet dhe po fiton gjithnjë e më shumë besim, duke vlerësuar veçanërisht dëshirën dhe përkushtimin e lojtarëve.

Reklamë

“Dua t’i përgëzoj futbollistët, pasi falë paraqitjeve të tyre arritëm këtë objektiv. Kemi marrë disa fitore, kanë debutuar tre lojtarë dhe kemi përmirësuar disa statistika. Kemi vendosur rekord pikësh, kemi shënuar dhe kemi pësuar pak gola.

Në fillim të një rrugëtimi nuk mund ta dish se si do të përgjigjet skuadra, por gjatë këtyre ndeshjeve kemi kuptuar se është rritur shumë. Këtë e kam kuptuar nga dëshira që kanë treguar lojtarët.

Jemi në rrugën e duhur për të shkuar në Europian. Dua të falënderoj presidentin që më besoi këtë detyrë. Jam i lumtur për tifozët dhe mbështetjen që na kanë dhënë”, u shpreh Rolando Maran.

Ky sukses shënon një hap të rëndësishëm për futbollin shqiptar, ndërsa Kombëtarja tashmë do të synojë të ndërtojë mbi këtë arritje për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.