Izraeli vret komandantin e Hamasit të përfshirë në planifikimin e sulmit të 7 tetorit
Komandanti i Brigadës Rafah të Hamasit, Samir Mahmoud Abu Younis, u vra nga forcat izraelite në një sulm ajror në jug të Rripit të Gazës.
Ky është komandanti i tretë i kësaj njësie që vritet që nga maji i vitit 2025, një tjetër tregues se armiqësitë vazhdojnë pavarësisht armëpushimit të arritur me ndërmjetësimin amerikan.
Vdekja e Abu Younis u konfirmua nga Forcat e Armatosura Izraelite (IDF) dhe krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam. Të dyja palët thanë se komandanti i Hamasit u vra gjatë një sulmi izraelit të shtunën në mbrëmje në Gazën jugore.
Abu Younis kishte marrë përsipër komandën e Brigadës Rafah pas vdekjes së paraardhësit të tij, Nael Abu Obeid, në një sulm izraelit shtatorin e kaluar. Abu Obeid kishte zëvendësuar Mohammed Shabaneh, i cili gjithashtu ishte vrarë në një sulm izraelit në maj 2025.
Në një deklaratë, Brigadat Al-Qassam konfirmuan vdekjen e Abu Yunis, duke thënë se ai ishte bashkuar me radhët e tyre në vitin 1991.
Sipas Hamasit, ai ishte ndër komandantët më të rëndësishëm që morën pjesë në planifikimin dhe mbikëqyrjen e sulmit të 7 tetorit 2023 kundër Izraelit.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, e përshëndeti vrasjen e tij, duke thënë se operacionet kundër udhëheqjes së Hamasit do të vazhdojnë.
“Ushtria izraelite vazhdon të eliminojë udhëheqësit e Hamasit në Gaza, dhe një tjetër ndjek paraardhësit e tij në thellësitë e ferrit”, tha ai.
“Politika agresive që po ndjek së bashku me kryeministrin dhe ushtrinë izraelite në Gaza do të vazhdojë derisa Gaza të çmilitarizohet dhe të mos ketë më Hamas”, shtoi ai.
Zelensky: Sulme ruse në 8 rajone të Ukrainës, po ndodhin për shkak të kufizimeve të Starshield
Defekti në sistemin e kontrollit të trafikut ajror, mijëra fluturime anulohen dhe vonohen prej 2 ditësh në SHBA
Estonia nga 1 dhjetori do të mbyllë pikat kufitare me Rusinë, shkak sulmi sabotues ndaj prodhuesit të dronëve
- 21:11 Shqipëria mbyll me sukses grupin C1, Maran: Arritëm shifra të pazakonta dhe thyem rekorde të së shkuarës
- 20:59 Zelensky: Sulme ruse në 8 rajone të Ukrainës, po ndodhin për shkak të kufizimeve të Starshield
- 20:50 Nga Nano, grupi që votoi Bamir Topin, Kokëdhima e Spiropali! Të gjitha rastet e përjashtimeve nga PS
- 20:35 Defekti në sistemin e kontrollit të trafikut ajror, mijëra fluturime anulohen dhe vonohen prej 2 ditësh në SHBA
- 20:24 Estonia nga 1 dhjetori do të mbyllë pikat kufitare me Rusinë, shkak sulmi sabotues ndaj prodhuesit të dronëve
- 20:18 Gjykata bllokon planin e Trump për të rinovuar fushën historike të golfit në Uashington