Jensen Huang po diskuton me aleatët rikthimin e tij në rolin e CEO-s së Nvidia-s

15 Nëntor 2026 | 21:26

Jensen Huang po shqyrton rikthimin në rolin e Drejtorit Ekzekutiv të Nvidia, ndërsa aleatët e tij në Silicon Valley ushtrojnë presion mbi bordin e kompanisë për ta rikthyer atë në punë.

Zbulimi vjen vetëm pak ditë pasi drejtuesi i teknologjisë dha dorëheqjen pas raportimeve se ai kishte afera me një grua që dyshohet se ishte spiune kineze dhe me një vartëse të saj.

Huang ka diskutuar mundësinë e kthimit në kompani me bashkëpunëtorë të besuar, sipas njerëzve të njohur me çështjen. E gjithë kjo vjen ndërsa një hetim i pavarur nga bordi i Nvidia është duke u zhvilluar mbi sjelljen që çoi në një krizë të paprecedentë lidershipi në prodhuesin e çipave prej 4 trilionë dollarësh këtë javë.

Një aleat i Huang i tha Financial Times se po formohet një “dhomë lufte” e drejtuesve të Silicon Valley për të lobuar për rikthimin e ish-shefit të Nvidia, ndërkohë që kërkon edhe mbështetje nga Shtëpia e Bardhë.

“Të gjithë ata që luajnë një rol të rëndësishëm në industrinë e teknologjisë -përveç ndoshta laboratorëve të teknologjisë së fundit – kanë konsideratë të lartë për Jensenin”, tha i njëjti burim, duke shtuar se këto përpjekje kanë mbështetjen e vetë Huang.

Huang ende gëzon besnikërinë e disa punonjësve, disa prej të cilëve kanë folur publikisht pas dorëheqjes së tij duke bërë thirrje për kthimin e tij, dhe gjithashtu kanë nënshkruar letrën e hapur përkatëse.

Megjithatë, përpjekja për të rikthyer në detyrë drejtorin ekzekutiv mund të përballet me kundërshtime nga figurat kryesore politike në Uashington. Sekretari i Thesarit, Scott Besant, bëri thirrje të dielën për ndryshime rrënjësore në udhëheqjen e kompanisë pas largimit të Huang.

Financial Times raportoi të premten se bordi i Nvidia-s i ishte drejtuar CEO-s së Arm, Rene Haas, si një pasardhës i mundshëm. Nvidia tha se nuk kishte filluar asnjë proces “formal”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli vret komandantin e Hamasit të përfshirë në planifikimin e sulmit të 7 tetorit

Komandanti i Brigadës Rafah të Hamasit, Samir Mahmoud Abu Younis, u vra nga forcat izraelite në një sulm ajror në jug të Rripit të Gazës....
21:18 | 15/11/2026

Zelensky: Sulme ruse në 8 rajone të Ukrainës, po ndodhin për shkak të kufizimeve të Starshield

Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të diele u shpreh se infrastruktura e energjisë dhe hekurudhore në tetë rajone të Ukrainës u godit nga forcat ruse...
20:59 | 15/11/2026

Defekti në sistemin e kontrollit të trafikut ajror, mijëra fluturime anulohen dhe vonohen prej 2 ditësh në SHBA

Mijëra fluturime në SHBA u anuluan ose u vonuan të dielën, ndërsa sistemi i kontrollit të trafikut ajror në SHBA vazhdoi të rikuperohej nga një...
20:35 | 15/11/2026