Ndjekja policore përfundon në tragjedi në Britani, dy të rinj humbin jetën pas përplasjes së makinave

Një ndjekje policore ka përfunduar në tragjedi në qytetin e Leeds në Britaninë e Madhe, ku përplasja mes dy automjeteve u ka marrë jetën dy të rinjve.
Aksidenti ndodhi këtë të diel, pasi drejtuesi i një BMË-je nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi, duke u përplasur me një Volksëagen ku udhëtonin viktimat.
Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar katër persona drejtuesi 39-vjeçar i BMË-së, dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç dhe një vajzë 16-vjeçare.
Sipas autoriteteve, 39-vjeçari dyshohet për shkaktim të vdekjes përmes drejtimit të rrezikshëm të automjetit, si dhe për drejtim nën ndikimin e kanabisit.
Tre të miturit ndodheshin gjithashtu në BMË dhe u plagosën, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Rasti i është referuar Zyrës së Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC), e cila do të hetojë rrethanat e ndjekjes policore dhe aksidentit fatal.
Policia britanike u ka bërë thirrje dëshmitarëve dhe personave që disponojnë pamje filmike nga kamerat e automjeteve që të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.




