Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Muskut t'i heqin kufizimet e Starlinkut

bbc

Një shërbim jetik amerikan i internetit satelitor vazhdon të funksionojë me një ngadalësi tepër të madhe, duke ndikuar në aftësinë e Ukrainës për të ndaluar sulmet ruse, ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne shpresojmë që këto kufizime të hiqen. Mbrojtja e jetëve të njerëzve dhe e infrastrukturës energjetike të Ukrainës përpara dimrit varet drejtpërdrejt nga kjo”, tha ai.

Çështja e kufizimeve të shpejtësisë së sistemit Starshield, një shërbim ushtarak i nivelit të lartë, në pronësi të Elon Muskut i cili i është ofruar Ukrainës nga qeveria amerikane, ka qenë objekt diskutimesh prej disa javësh.

Zelensky tha se u kishte kërkuar zyrtarëve që të “bashkëpunojnë sa më ngushtë të jetë e mundur” me qeverinë amerikane dhe kompaninë e Muskut.

“Është e rëndësishme të jemi në anën e duhur të historisë”, u shpreh ai.

Ukraina përdor shërbimin e zakonshëm Starlink për komunikimet në fushën e betejës, ndërsa Starshield përdoret për përgjimin e raketave dhe dronëve në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Edhe Ukraina raporton sërish reduktim të shërbimit satelitor amerikan “Starshield” Botë Ukraina raporton sërish reduktim të shërbimit satelitor amerikan “Starshield”

Problemi me kufizimet e shpejtësisë u identifikua për herë të parë në tetor. Kjo çoi në deklarata kontradiktore nga Elon Musk dhe presidenti amerikan Donald Trump.

Musk tha se përgjegjësia i takonte qeverisë amerikane, pasi Starshield kontrollohej prej saj. Por Trumpi e mohoi përgjegjësinë dhe tha se i kishte kërkuar miliarderit që ta “rikthente në funksionim”.