Përplasja në Humelic të Gjirokastrës një automjet del nga rruga, fatmirësisht pa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të fshatit Humelic, në Gjirokastër, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia dhe mos manovrimi në kohë i shoferit.
360grade.al



















