Barella: Paguam lodhjen ndaj Francës. Belgjika u tregua më e fortë, ne duhet të përmirësohemi

16 Nëntor 2026
7:28
Alfred Lleshi
back button

“Belgët ishin më të zotë se ne, si në organizimin në fushë, ashtu edhe në vendosmërinë që treguan. E ndjemë lodhjen nga ndeshja me Francën dhe ata shfrytëzuan disa boshllëqe tona në mbrojtje. Kemi ende shumë për të përmirësuar dhe do të përpiqemi ta bëjmë me kalimin e kohës”, – deklaroi mesfushori i Italisë, Nicolò Barella.

“Ne jemi një skuadër që nuk duhet ta ulim ritmin, por duhet të japim gjithçka. Golat erdhën pas devijimeve dhe situatave të çuditshme. Merita i takon Belgjikës, natyrisht, por nuk duhet të lejojmë që të krijohen situata të tilla. Kështu është futbolli. Gjithsesi, kemi krijuar një grup shumë të mirë”, – shtoi lojtari i Interit.

Edhe mbrojtësi Michael Kayode shprehu zhgënjimin: “Ka shumë dëshpërim. Në pjesën e parë mund të bënim më mirë dhe do të punojmë për këtë. Të gjithë dhamë maksimumin, por gjithmonë mund të bësh më shumë. Në dy grumbullimet e fundit kemi krijuar një grup të shkëlqyer dhe kemi nisur një rrugëtim të bukur, ndaj keqardhja është edhe më e madhe për këtë disfatë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit