Zelensky: Kapaciteti rus i përpunimit të naftës është reduktuar me mbi 55%

16 Nëntor 2026 | 08:24

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kapaciteti i Rusisë për përpunimin e naftës është reduktuar me më shumë se 55% si pasojë e sanksioneve dhe sulmeve ukrainase ndaj rafinerive ruse.

Në një videomesazh të publikuar të dielën në mbrëmje, Zelensky u shpreh se goditjet ndaj industrisë ruse të naftës janë një përgjigje ndaj refuzimit të Moskës për të ulur tensionet dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Nafta është një nga burimet kryesore të të ardhurave për Rusinë, të cilat përdoren edhe për financimin e luftës në Ukrainë.

Sipas inteligjencës ukrainase, në fund të shtatorit, 15 nga 38 rafineritë kryesore të Rusisë ishin jashtë funksionit.

Ndërkohë, Ukraina ka vijuar sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj objekteve energjetike ruse. Paralelisht, Bashkimi Europian pritet të miratojë paketën e 22-të të sanksioneve kundër Moskës.

Zhvillime të tjera janë raportuar edhe në Krime, ku autoritetet ruse njoftuan se Ukraina ka sulmuar urën që lidh gadishullin me territorin rus. Si pasojë, qarkullimi në urë është pezulluar që prej orës 02:00 sipas orës lokale, ndërsa trenat që udhëtojnë nga Moska dhe Shën Petersburgu drejt Krimesë kanë pësuar vonesa deri në katër orë e gjysmë.

Autoritetet ruse njoftuan se kufizimet e qarkullimit pritet të vijojnë deri rreth mesditës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Oligarkët rusë mendojnë për epokën pas Putinit, tre skenarët për të ardhmen e vendit

Një Rusi pa Vladimir Putin po fillon të imagjinohet nga disa prej biznesmenëve më të pasur të vendit, të cilët, pavarësisht pasurisë së tyre miliardëshe,...
08:09 | 16/11/2026

SHBA dhe nëntë vende partnere nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë e teknologjive të IA-së

SHBA-të dhe nëntë vende partnere kanë nënshkruar një marrëveshje të re për forcimin e sigurisë së teknologjive kritike dhe zinxhirëve të furnizimit që mbështesin zhvillimin...
08:05 | 16/11/2026

Nga polic në “Kumbarin” e karteleve meksikane, vdes në burg “Shefi i bosëve”

Miguel Angel Felix Gallardo, një nga bosët më famëkeq të drogës në historinë e Meksikës, ka ndërruar jetë të dielën, më 15 nëntor, në moshën...
08:03 | 16/11/2026