Bota

Ukraina sulmon Moskën, 600 dronë në 15 orë!

Vijon pa u ndalur shkëmbimi i zjarrit mes Rusisë dhe Ukrainës. Mes orës 17:00 të një dite më parë dhe 08:00-ës së mëngjesit të sotëm, (06:00-ta me orën tonë), ushtria ukrainase lëshoi ​​rreth 600 dronë drejt rajonit të Moskës.

Këtë e bëri të ditur në Telegram kryebashkiaku i kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin.

Shumica e tyre u shkatërrua në distancë, ndërsa 191 të tjerë u neutralizuan ndërsa i afroheshin qytetit.

Ndërkaq, forcat ukrainase të mbrojtjes ajrore rrëzuan ose neutralizuan 131 nga 158 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës, përfshirë 55 mjete ajrore pa pilot me motor reaktiv.

Sipas të dhënave paraprake, deri në orën 08:00 me atë lokale (07:00-ta sipas tonës), goditje nga dronët rusë u regjistruan në 19 vendndodhje, ndërsa mbetje nga mjetet e rrëzuara ranë në 11 zona të tjera.

Ndërkohë, qeveria estoneze njoftoi se do të mbyllë kufirin me Rusinë, duke filluar nga data 1 dhjetor. Ky vendim u mor pasi pasi në momentin e fundit, autoritetet në Estoni parandaluan një përpjekje për zjarrvënie, në një objekt që prodhon dronë.