Kërkoi parashkrimin e dënimit me dy vite burgim, GJKKO “rrëzon” Adriatik Llallën

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burg.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda. Në këtë seancë, SPAK u përfaqësua nga prokurorja Enkeleda Millonai, e cila u shpreh kundër kërkesës së ish prokurorit. Ndërsa Llalla përfaqësohej nga avokati Sokol Hazizaj.
Llalla u dënua në vitin 2021 për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri raste.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me burg, vendosi që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa pasuria e tij kaloi në favor të shtetit. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.




