Nga ndikimi i gjyshes te lidhja me Brigitte, 24 vjet më e madhe: Macron përmes një biografie të re

Fëmijëria e Emmanuel Macronit, pesha e gjyshes në edukimin e tij dhe dashuria për Brigitte Macron janë në qendër të një biografie të re, e cila hedh dritë mbi anë pak të njohura të presidentit francez. Libri sjell një këndvështrim tjetër për liderin, duke lidhur përvojat personale me tiparet që e shoqërojnë edhe në ushtrimin e pushtetit.

Gazetarja politike Catherine Nay e ka ndërtuar veprën mbi biseda me presidentin, bashkëshorten e tij dhe njerëz që e njohin që nga vitet e para të jetës. Nga këto dëshmi del portreti i një njeriu me inteligjencë të jashtëzakonshme, por të prirur drejt vetmisë dhe që e ka të vështirë të përballet me kritika apo të rishqyrtojë zgjedhjet e veta.

Të lidhura

None found

Macroni, sot 48 vjeç, i ka treguar biografes se vazhdon ta shohë veten si fëmijë dhe se, sipas tij, nuk ka kaluar kurrë një adoleshencë. Në këtë rrëfim, ai ka pohuar se adoleshentët nuk i pëlqejnë dhe nuk arrin t’i kuptojë, ndërsa bashkëshortja e tij i kupton.

Sipas rrëfimit të Nay, dy gratë që kanë lënë gjurmën më të thellë në formimin e personalitetit të tij janë gjyshja Manette dhe Brigitte, bashkëshortja 24 vjet më e madhe në moshë.

Marrëdhënia mes Emmanuelit dhe Brigitte zë një vend të gjerë në libër. Fillimet e kësaj historie të pazakontë dashurie datojnë kur ai ishte 15 vjeç dhe ajo 39 vjeç.

Brigitte i jepte mësim teatri dhe në atë periudhë ishte e martuar e kishte tre fëmijë. Njëri prej tyre ndiqte të njëjtën klasë me Macronin.

Nay shkruan se hapat e parë për t’u afruar me mësuesen i ndërmori Emmanueli. Autorja e cilëson të pazakontë për moshën e tij tërheqjen që ndiente ndaj Brigitte. Sipas librit, ai madje i sugjeroi të punonin bashkë për të shkruar një dramë, me qëllim që të kalonin më tepër kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Biografia sjell edhe rrëfimin që Brigitte i kishte bërë një shoqeje për një bisedë me Macronin rreth prindërimit. Ajo e kishte pyetur nëse donte të kishte fëmijë të vetët dhe, sipas saj, ai ishte përgjigjur se nuk dëshironte, pasi donte që përkujdesjen ajo t’ia kushtonte vetëm atij.

Për të shpjeguar vitet e hershme të presidentit, libri ndalet gjatë te Manette. Ish-drejtoresha e shkollës paraqitet si një gjyshe autoritare, me ndikim të jashtëzakonshëm mbi nipin, të cilin kërkonte ta edukonte në përputhje me pritshmëritë e saj. Ajo ndiqte nga afër shkollimin e tij, e orientonte drejt studimeve dhe ia kufizonte shoqërimin me bashkëmoshatarët.

Kur Macroni ishte 14 vjeç dhe filloi të interesohej për vajzat, ky interes, sipas një episodi të rrëfyer në biografi, shkaktoi zemërimin e Manette. Për të fituar sërish miratimin e gjyshes, ai u detyrua t’i premtonte se nuk do të dilte më me vajza.

Nay e përshkruan afërsinë e tij me gjyshen si shumë më të madhe sesa lidhjen që kishte me prindërit. Brigitte Macron mendon se ndikimi i Manette vazhdon të ndihet në jetën e presidentit edhe në ditët e sotme.

Sipas librit, Brigitte i ka thënë autores se Emmanueli ende nuk e kishte varrosur gjyshen në kuptimin shpirtëror dhe as kishte gjetur dikë që t’i zinte vendin. Në të njëjtën bisedë, ajo është shprehur se ai kishte nevojë t’i nënshtrohej psikoanalizës.

Përshkrimi i fëmijërisë bashkon aftësitë e rralla intelektuale të Macronit me një jetë shoqërore të kufizuar: ai kishte pak miq dhe ruante largësi nga moshatarët. Catherine Nay vlerëson se kjo prirje për t’u izoluar e ka shoqëruar edhe gjatë presidencës.

Në vëzhgimin e gazetares, distanca mes tij dhe njerëzve që e rrethojnë duket se po shtohet, ndërsa përditshmëria e presidentit zhvillohet në pjesën më të madhe brenda Pallatit Elysee.

Libri trajton gjithashtu sigurinë e palëkundur të Macronit për drejtësinë e vendimeve të veta. Sipas autores, vetëbesimi që e çoi në drejtimin e Francës në moshën 39-vjeçare, si presidenti më i ri i vendit që prej kohës së Napoleonit, tashmë ia vështirëson aftësinë për të qenë autokritik.

Në një intervistë për radion franceze France Inter, Nay është shprehur se në botën e tij të brendshme mungon introspeksioni. Sipas saj, edhe pasi kërkon falje, Macroni rikthehet më pas për të argumentuar se kishte pasur të drejtë.

Për ta ilustruar këtë tipar, autorja sjell shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2024. Pas atij vendimi, kampi i presidentit humbi shumicën në parlament dhe Franca hyri në një periudhë të zgjatur paqëndrueshmërie politike.

Duke ndërthurur dëshmitë me ngjarje të jetës së tij private, biografia kërkon të zbërthejë rolin që fëmijëria, lidhjet familjare dhe besimi i fortë te vetja kanë pasur në formimin e një prej personaliteteve kryesore të politikës franceze.


Shtuar më 16.11.2026 09:38

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet