
Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë.
Biznesi është në pronësi të A. Koçit. Sipas informacioneve paraprake, ky është rasti i dytë i një shpërthimi të regjistruar në të njëjtin biznes brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Vetëm dy javë më parë, në këtë dyqan ishte regjistruar një tjetër shpërthim, atëherë me lëndë plasëse.
Pritet që grupi hetimor të kryejë veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pronari i biznesit ka dhënë dëshminë e tij duke treguar se dyshon se ngjarja mund t’i ketë ndodhur për shkak të djalit.
Në sajë të hetimeve dhe nga deklarimet ka dyshime se shkak janë bërë konfliktet e djalit të tij me disa persona për çështje borxhi nga lojërat e fatit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 15.11.2026, rreth orës 23:15, në Tufinë, në një dyqan lulesh, në pronësi të shtetasit Asllan Koçi, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, së bashku me shërbimet e Policisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.