Aktualitet

GJKKO-ja rrëzoi kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me 2 vite burg!

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burg.

Kujtojmë se Llalla u dënua në vitin 2021, për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri raste.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me burg, vendosi që ish-kryeprokurorit t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa pasuria e tij kaloi në favor të shtetit.

Bëhet fjalë për katër sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrorë, si dhe një apartament në Durrës.