Gjendet i vrarë një gazetar në Meksikë, i dhjeti që nga fillimi i vitit 2026

Trupi i gazetarit Eduardo Flores u gjet mbrëmë në vendpushimin turistik të Acapulcos, raportoi sot portali i lajmeve Enfoque Informativo. Vrasja ndodhi këtë fundjavë në Meksikë, një prej vendeve më të rrezikshme për gazetarët.

Prokuroria e shtetit Guerrero, ku ndodhet Acapulco, njoftoi nisjen e një hetimi. Nuk dihet ende nëse vdekja e Flores ka lidhje me punën e tij si gazetar.

Të lidhura

None found

Sipas medias ku punonte, Flores mbulonte çështje të sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhdukjeve. Ajo kërkoi që hetimi të jetë “i plotë, transparent, profesional dhe i menjëhershëm”.

Në një deklaratë, media e cilësoi vrasjen si humbjen e një kolegu, miku dhe njeriu të vlefshëm, si edhe si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. Ajo theksoi se nuk do të heshtë dhe do të vijojë raportimin me të njëjtën vendosmëri.

Sipas numërimit të Reporterëve pa Kufij (RSF), Flores është gazetari i dhjetë i vrarë në Meksikë që nga fillimi i vitit. Guerrero renditet ndër shtetet më të dhunshme të vendit, ndërsa raportet e OJQ-ve të ndryshme tregojnë se shumë vrasje gazetarësh mbeten të pandëshkuara.


Shtuar më 16.11.2026 09:55

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet