Kuçi kritikon BE-në për Serbinë: Pretendimet ndaj Kosovës u lejuan në një aktivitet në Bruksel

Interpretimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në hapje të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel ka nxitur reagimin e ashpër të njohësit të sigurisë, Gurakuç Kuçi. Ai e ka cilësuar ngjarjen një skandal politik dhe të sigurisë, që dëmton besueshmërinë e BE-së dhe qasjen e saj ndaj Kosovës.

Në një reagim në Facebook, Kuçi kritikoi politikën evropiane të stabilitokracisë ndaj Serbisë dhe i kërkoi komisionares Marta Kos të distancohet publikisht, të kërkojë falje dhe të sqarojë se kush e miratoi repertorin në aktivitetin e Komisionit Evropian.

Të lidhura

None found

Sipas tij, interpretimi i këngës shkon përtej një skandali kulturor, pasi ngre një çështje politike dhe të sigurisë që prek drejtpërdrejt kredibilitetin e BE-së dhe qasjen e saj ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Kuçi tha se kënga, e shkruar dhe e publikuar në vitin 1989, në kohën e mobilizimit nacional-shovinist serb, përmban pretendime të hapura territoriale ndaj Kosovës. Ai theksoi se një narrativë e tillë historike dhe politike është përdorur për të justifikuar politikat gjenocidale të Serbisë ndaj Kosovës.

Ai vuri në pikëpyetje lejimin e kësaj narrative në një aktivitet institucional të BE-së, ndërkohë që vetë Bashkimi financon programe kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes, si dhe për promovimin e tolerancës dhe pajtimit rajonal. Kuçi shtoi se BE-ja financon edhe në Kosovë projekte konkrete kundër diskriminimit dhe urrejtjes.

Sipas tij, kundërthënia është edhe më e rëndë për shkak se ngjarja ndodhi në Forumin e Zgjerimit, ku diskutohet e ardhmja evropiane e rajonit, ndërsa Kosova nuk figuron me përfaqësim qeveritar në programin e nivelit të lartë.

Kuçi e lidhi rastin me politikën e stabilitokracisë që, sipas tij, BE-ja ka ndjekur prej vitesh ndaj Serbisë së Vuçiqit, duke i dhënë përparësi stabilitetit afatshkurtër në vend të përballjes me politikat destabilizuese të Beogradit. Ai e cilësoi shqetësues mesazhin që përcillet nga dhënia hapësirë pretendimeve territoriale serbe në aktivitetet evropiane, ndërsa akomodimi politik i Serbisë vazhdon të trajtohet si mjet për ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Njohësi i sigurisë paralajmëroi se tolerimi i narrativave territoriale ka pasoja reale për sigurinë, pasi krijon kushte për normalizimin e tyre dhe dobëson përpjekjet për pajtim. Sipas tij, kjo rrezikon ta kthejë zgjerimin evropian në një mekanizëm që akomodon kërkesat politike të Beogradit, në vend që të jetë një proces i bazuar në rregulla dhe detyrime të barabarta.

Ai kujtoi se BE-ja është ndërmjetëse e Marrëveshjes së vitit 2023, e cila përfshin respektimin e integritetit territorial, barazinë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Kuçi tha se nuk mund të kërkohet zbatimi i këtyre parimeve në dialog, ndërsa në aktivitetet e Komisionit Evropian u jepet vend mesazheve që bien ndesh me to.

Kuçi kërkoi që Bashkimi Evropian të sqarojë nëse zgjerimi mbetet proces i mbështetur në sundimin e ligjit, sigurinë dhe respektimin e integritetit territorial, apo nëse marrëdhëniet me Serbinë vazhdojnë të përcaktohen nga logjika e stabilitokracisë, duke cenuar besueshmërinë e politikës evropiane ndaj Kosovës.

Sipas tij, një pajtim që toleron pretendimet territoriale nuk krijon paqe të qëndrueshme, por hap rrugë për kriza të reja.


Shtuar më 16.11.2026 10:05

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet