Patos/ Shpërthim i dyshuar me eksploziv, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit

Një incident i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Patos. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 05:05 të datës 16 nëntor 2026, një 33-vjeçar me inicialet M. P., banues në Patos, ka njoftuar sallën operative se i ishte dëmtuar porta rrethuese e banesës.
Dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga përdorimi i një lënde plasëse. Një tjetër detaj që bëhet i ditur nga policia është se 33-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë dokumentimin e plotë ligjor të saj.
“Më datë 16.11.2026, rreth orës 05:05, shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Patos (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta e rrethimit të banesës, dyshohet me lëndë plasëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



