Vdes 26-vjeçarja në Prizren, po merrej në pyetje nga antidroga kur iu përkeqësua gjendja shëndetësore

16 Nëntor 2026 | 10:15

Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë në Prizren, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë kohës kur po merrej në pyetje nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), në orët e para të mëngjesit të së hënës, më 16 nëntor.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë intervistimit, e reja, e identifikuar me inicialet B.H., ka shfaqur probleme shëndetësore. Ekipi i emergjencës i ka dhënë ndihmën e parë dhe më pas e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku ajo ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes.

Policia është njoftuar për rastin rreth orës 01:30. Pas njoftimit, hetuesit policorë dhe njësitë e forenzikës kanë dalë në vendngjarje, ku kanë kryer ekzaminimet dhe dokumentimin e rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 26-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa deri më tani nuk është përcaktuar shkaku i ndarjes nga jeta të 26-vjeçares.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti ndalon tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe: Masë e parë ndaj tyre, mund të përshkallëzohet nëse nuk ka reflektim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur mbledhjen e Qeverisë duke prezantuar pikat e rendit të ditës. Ai ka thënë se tri vendime lidhen me...
09:46 | 16/11/2026

Kënga serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në aktivitetin e BE-së, Kosova kërkon sqarime nga Brukseli

Kosova ka kërkuar sqarime nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, pas interpretimit të këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, në një aktivitet të...
09:37 | 16/11/2026

Haxhiu: Presim sqarime nga KE për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me këngët nacionaliste të cilat u kënduan në hapjen e Forumit të Zgjerimit të...
09:36 | 16/11/2026