‘E përjetuam shkëlqyeshëm këtë aventurë / Trajneri Maran me fjalë zemre për kuqezinjtë pas ndeshjes me Bjellorusinë
Jose Mourinho befason të gjithë kur flet për futbollistin më të mirë që ai ka parë ndonjëherë në një fushë futbolli. Për trajnerin portugez këtë status nuk e gëzon as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi edhe pse për vite të tëra nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin e tij për 2 yjet e futbollit që kanë bërë një epokë në këtë sport
Jose Mourinho ka punuar me Ronaldon te Reali i Madridit në periudhën 2010-2013, edhe pse jo gjithnjë ata janë parë në sy me njëri-tjetrin. Në fakt, Luka Modric ka zbuluar se njëherë Mourinho e ka bërë Ronaldon të qajë në dhomën e zhveshjes. Por pavarësisht gjithçkaje, Mourinho gjithnjë do t’i jetë jashtëmase mirënjohës Cristiano Ronaldot për kontributin e dhënë prej tij në etapën e parë te Los Blancos.
Përsa i përket Messit, Mourinhoi pranoi se kampioni i botës 2022 është i vetmi futbollist me të cilin do të donte të kishte punuar në karrierën e tij. Po kështu ai e përshkroi 8 herë fituesin e Topit të artë si ‘Zotin e futbollit’. E megjithatë, është një legjendë për të cilin Mourinho tha se është futbollisti më i mirë që ka parë ndonjëherë në fushën e lojës. Po të mos ishte për dëmtimet e shumta, ky futbollist do të ishte padyshim pjesë e debatit për lojtarin më të mirë të gjitha kohërave.
Bëhet fjalë pikërisht për Ronaldo Nazario, sulmuesin brazilian për të cilin Mourinho është shprehur që në 2023.
‘Futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë në fushë. Besoj se dëmtimet e shkatërruan karrierën e tij që do të ishte akoma më e pabesueshme. Talenti që ky djalë kishte kur ishte 19 vjeç ishte i pabesueshëm-ishin fjalët e Mourinhos
Mourinho pranoi se Ronaldo Fenomeni nuk kishte të njëjtën jetëgjatësi si Cristiano dhe Lionel Messi, por talenti i tij ishte i jashtëzakonshëm.
‘Nuk ishte si Cristiano apo Messi, të cilët kanë qenë në majë për 15 vjet-shtoi Mourinho/por kishte një talent natyral, të pabesueshëm’.
Ronaldo Fenomeni, dihet se është rikuperuar jo nga një por nga 2 dëmtime në gju që i kërcënuan karrierën, e megjithatë ai ishte një rrezik i vazhdueshëm përpara portave kundërshtare edhe në vitet e fundit të karrierës. Dhe Mourinho e ka parë nga afër cfarë ka qenë Ronaldo në sezonin e jashtëzakonshëm 1996/97 te Barcelona kur shënoi 47 gola në 49 ndeshje.
Top Channel